Kuka e Kelmendi në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UÇK-së
Lexohet për: 2 min.
6-Kuka Kelmendi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka së bashku me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara me pretendimet për krime lufte.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kuka tregoi se çfarë biseduan me ish-krerët e UÇK-së, raporton KosovaPress.

“Sot dhe dje së bashku me Majlindën përfunduam vizitat me krerët e UÇK-së. Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë. Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën” shkroi Kuka.

Po ashtu, trajneri më i mirë i xhudos në botë theksoi se sikurse të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ai e Majlinda besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre.

“Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, shkruan më tej Kuka.

Kuka dhe Kelmendi nuk janë vizitorët e vetëm të ish-krerëve të UCCK-së. Të njëjtit kohë më parë janë vizituar edhe nga klerikët fetarë, ish-presidentët dhe kryeministrat shqiptarë, vetë kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe deputetë e përfaqësues institucionalë.

Kuka e Kelmendi në Holandë për promovimin e xhudos, takohen edhe me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë - KosovaPress

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë: Kjo është lufta e fundit e drejtuesve të UÇK-së, drejtësia do të triumfojë - KosovaPress

Hamza në Hagë takoi Thaçin e Veselin - KosovaPress

Hoxhaj dhe Veliaj në Hagë, vizitojnë krerët e UÇK-së - KosovaPress

Klerikët fetarë nga Haga: Gjithmonë të bashkuar, krerët e UÇK-së të pafajshëm - KosovaPress

Pamje ekskluzive: Klerikët fetarë vizitojnë krerët e UÇK-së - KosovaPress

Pacolli viziton ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024