Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Malisheva mposht Buduçnostin
Lexohet për: 1 min.
gt332t32
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Malishevës kanë mposhtur sot si vendës skuadrën nga Mali i Zi, Buduçnost me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Llapit, ishte e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Golin për fitoren e Malishevës e shënoi Etnik Brruti në minutën e 67-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Mal të Zi. Malisheva për herë të parë në histori të klubit luan në kualifikime për gara evropiane, pasi sezonin e kaluar u rendit e katërta në Superligë, teksa Ballkani fitoi Kupën e Kosovës për t'ia mundësuar edhe vendit të katërt pjesëmarrjen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024