Kryetifozi i “Intelektualëve” e konfirmon sulmin nga personat e kryesisë së Dritës
Lexohet për: 1 min.
11-Kryetifozi
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrëmë nëpër media qarkullonte një video ku shihej se si persona nga kryesia e klubit Drita, përfshirë këtu drejtorin sportiv, Valon Zymberi, e sulmuan fizikisht kryetifozin e grupit “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.

Tani, këtë gjë e ka konfirmuar vetë Byqmeti, i cili përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook”, bëri të ditur se ishte sulmuar fizikisht nga persona të kryesisë së Dritës, respektivisht nga Valon Zymberi (drejtor sportiv), Faton Ramadani, Fatos Ramadani (anëtar kryesie), Ilaz Shkodra dhe Flakrim Aliu, raporton KosovaPress.

Të lartëpërmendurit sipas Byqmetit e kanë sulmuar atë me karrige dhe thika, si dhe familjarët e klientët, ndërsa përveç dëmeve fizike kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Po ashtu, Byqmeti bëri të ditur se pas incidentit Valon Zymberi ka tentuar që ky rast të mos bëhet e madhe përmes telefonatave, ndërsa tha se i përfshirë në rast është edhe polici i Njësisë Speciale, Fidan Kurtalani, i cili e ka fyer dhe sulmuar fizikisht në zhveshtoret e klubit kryetifozin e “Intelektualëve”.

Reagimin e plotë të tij e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024