Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur se qasjen me qytetarët e komunës së tij e ka shumë të lehtë.
Thotë se qytetarët e kësaj komune janë të gatshëm të diskutojnë me të për të gjitha problemet e tyre.
Kreu i komunës së Hanit të Elezit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë fyerje nga qytetarët, ani pse qytetarët shpesh herë nuk pajtohen me ndonjë projekt komunal.
Ballazhi thotë se pozitë e kryetarit nuk ia ka ndryshuar qasjen e komunikimit me qytetarë duke thënë se është përkrahë tyre sa herë ata kanë nevojë.
Ballazhi, e cilësoi veten si kryeshërbëtorë, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, sipas tij, janë shërbëtorë.
Vlerëson se qeverisja e tij në Han të Elezit, është me ndryshe se qeverisja e kaluar komunale.