Kryetari i Gjilanit kërkon shpërbërjen e Kuvendit Komunal
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni sot ka kërkuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nisjen e procedurave për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të kësaj komune.

 Kryetari i Gjilanit, Hyesni në një postim në Facebook, ka njoftuar se arsyeja kryesore e kësaj kërkese është mospërmbushja e detyrave dhe obligimeve nga Kuvendi Komunal, veçanërisht për mosvotimin e buxhetit 2025 sipas afateve ligjore.

“I nderuar Ministër, tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024