Kryesia cakton një seancë për të hënën, këto do të jenë pikat e rendit të ditës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryesia cakton një seancë për të hënën, këto do të jenë pikat e rendit të ditës
Albulena HAxhiuu
Foto Arkiv
23/04/2026 - 10:14
Linku u kopjua

Kryesia e kuvendit në mbledhjen e sotme ka caktuar një seancë plenare për datën 27 prill, për të hënën. Kështu ka njoftuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila tha se kjo seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe do të adresojë disa projektligje, në mesin e tyre edhe anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, raporton KosovaPress.

Pas mbledhjes së kryesisë, Haxhiu e cila njëherësh është edhe ushtruese e detyrës së presidentes tha se “jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”.

“Natyrisht nuk ka të bëjë me çështjen e presidentit, do të doja që të ishte ashtu por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo të presidentes së ardhshme. Më lejoni të ju njoftojë që kryesia e kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të ketë një seancë të re të kuvendit për t’i adresuar disa çështje që janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim është projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare 2030. Po ashtu, projektligji për energjinë elektrike, inspektoratin qendror të trashëgimisë kulturore, emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe propozim vendimi i qeverisë për formimin e komisionit për dhënien e provimit të jurisprodencës”, ka thënë ajo. 

Në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Haxhiu tha se është e rëndësishme që të votohen këto projektligje.

“Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë është e rëndësishme që para saj të votohen këto çështje që janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës por edhe për interesat e qytetarëve. Sic e dini, nesër po ashtu do i kemi seanca plenare dhe pastaj seanca e së hënës”, shtoi ajo. /Sh.Pajaziti


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026