Kryeshefi me prejardhje shqiptare jep dorëheqje nga restoranti prestigjioz në Danimarkë, abuzohej për abuzim të stafit
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeshefi me prejardhje shqiptare jep dorëheqje nga restoranti prestigjioz në Danimarkë, abuzohej për abuzim të stafit
Rene Rexhepi
12/03/2026 - 14:31
Linku u kopjua

Kryeshefi dhe bashkëthemeluesi i Noma-s, Rene Rexhepi, njoftoi të mërkurën dorëheqjen nga restoranti i tij me famë ndërkombëtare në Kopenhagë, pas akuzave se kishte abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht stafin.

Rexhepi ka lindur më 16 dhjetor 1977 në Kopenhagë, ndërsa babai i tij është shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe nëna daneze. Fëmijëria e kaluar mes Danimarkës dhe Ballkanit formoi kuriozitetin e tij për ushqimin dhe përbërësit rajonalë. Ai u trajnua si kuzhinier në Kopenhagë dhe punoi në restorante prestigjioze jashtë vendit, raporton The Guardian, transmeton KosovaPress.

Dorëheqja erdhi pas raportimit të New York Times, sipas të cilit ai kishte rrahur punonjësit, i kishte goditur me vegla kuzhine dhe i kishte shtyrë ndaj mureve. Rexhepi tha se kishte vendosur të tërhiqej dhe pranoi përgjegjësinë për veprimet e tij.

“Kam punuar për të qenë një lider më i mirë dhe Noma ka bërë hapa të mëdhenj për të transformuar kulturën gjatë shumë viteve. E kuptoj që këto ndryshime nuk riparojnë të kaluarën. Një falje nuk mjafton; unë marr përgjegjësi për veprimet e mia”.

Ai dha dorëheqjen edhe nga bordi i Mad, organizata joqeveritare që themeloi në 2011, dhe kërkoi falje stafit përmes një videoje.

Raporti i New York Times bazohej në intervista me 35 ish-punonjës dhe përshkruante një “model ndëshkimi fizik” dhe traumë të vazhdueshme nga abuzime psikologjike, duke përfshirë intimidim, turpërim trupor dhe tallje publike. Kryeshefi kërcënonte gjithashtu punonjësit që do t’i fuste në “listën e zezë” të industrisë dhe dëbim të familjarëve.

Rezidenca e Noma-s në Los Angjelos po shet bileta me 1,500 dollarë secila dhe u shitën të gjitha brenda tre minutave, raporton Eater.

Noma është renditur vazhdimisht si restoranti Nr. 1 në listën e “50 Restoranteve më të Mira në Botë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026