Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi mban takimin e parë me prokurorët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi mban takimin e parë me prokurorët
prokuyroret1234
16/07/2026 - 15:51
Linku u kopjua

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, mbajti sot takimin e tij të parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pas marrjes së detyrës.

Gjatë takimit, kryeprokurori Gashi falënderoi prokurorët për angazhimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

“Kryeprokurori Gashi pohoi se puna e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, integriteti, efikasiteti dhe llogaridhënia, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të arrihen rezultatet e pritura në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor të institucionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026