Kryeministri Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeministri Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave
ZKM1234
24/03/2026 - 18:30
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit, priti në një takim drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave: Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacioni i Gazetarëve Evropian (AEJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Indeksi i Censurës, Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).

“Kryeministri Kurti theksoi se liria e medias është e një rëndësie fondamentale për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ai tha se Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë. Megjithatë, ai vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative.

 Pasi i dëgjoi çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e organizatave, kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën dhe diskutimin, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026