Kryeministri i Bullgarisë jep dorëheqjen
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov paraqiti dorëheqjen e tij në parlament të martën si pjesë e një hapi të planifikuar me partnerin e koalicionit qeverisës të partisë së tij sipas një marrëveshjeje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Në një deklaratë, Denkov e përshkroi dorëheqjen e tij si një "ftesë për negociata" me partnerin e koalicionit, partinë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB).

“Dorëheqja ime nuk është një lojë politike, por rezultat i një premtimi të bërë më parë”, tha ai.

Ai shtoi se qeveria e tij do të vazhdojë detyrat e saj deri në formimin e qeverisë së ardhshme. Sipas një marrëveshjeje midis partisë GERB dhe një blloku të udhëhequr nga partia Ne Vazhdojmë të Ndryshojmë e Denkov, mandati i tij nëntëmujor skadon më 6 mars.

Ministrja e Jashtme Maria Gabriel, e cila përfaqëson partinë GERB, do të marrë postin e kryeministres. Denkov u bë kryeministër pas një votëbesimi nga parlamenti më 6 qershor të vitit të kaluar. Dorëheqja e tij duhet të miratohet nga parlamenti. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025