Kryeministri çek: Është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë
Lexohet për: 2 min.
fiala-prage-061022
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Çekisë, Peter Fiala, gjatë adresimit në Samitin e Pragës, ka thënë se është e domosdoshme për Evropën të investojë në mbrojtje dhe siguri më të fortë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Pasi priti liderët e 43 shteteve evropiane, Fiala tha se është detyrë e përbashkët të krijohet një platformë e re e bashkëpunimit në kontinentin evropian, pasi konsideroi se është e domosdoshme rikthimi i prosperitetit dhe paqes në Evropë.

“Ekziston nevoja për t'u marrë me tranzicionin në energji dhe ekonomi të qëndrueshme, të investojmë në mbrojtje dhe siguri më të fortë, të përballemi me migracionin ilegal dhe shumë probleme të tjera komplekse që po e shterin analogjinë tonë dhe po shkaktojnë disavantazhe në konkurrencën globale. Sot, detyra jonë e përbashkët është të krijojmë një platformë informuese, për të gjitha vendet demokratike në Evropë, ku të mund të bashkëpunojmë, të japim ide dhe të zhvillojmë zgjidhje për të kthyer prosperitetin dhe paqen në kontinentin tonë. Dua të falënderoj shumë Eamnuel-in që erdhi me këtë ide, dhe Charlin që e bëri këtë të mundur. Dhe unë duhet t'ju falënderoj të gjithëve që pranuat ftesën tonë. E gjithë Evropa mblidhet sot në Pragë për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë së bashku për të rivendosur paqen, për të nxitur bashkëpunimin, dhe për të rikthyer prosperitetin. Pra, le të fillojmë punën, sepse sot kemi përzgjedhur me kujdes disa tema sfiduese, ato përfshijnë çështjet e paqes, stabilitetit, sigurisë energjetike, dhe ekonomisë. Pas seancës plenare do të ndahemi në tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar nga afër çdo temë. Do të ketë kohë të mjaftueshme edhe për shumë takime dypalëshe”, tha ai.

Komuniteti Politik Evropian po mbahet sot në Pragë të Çekisë, ku pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024