Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, gjatë raportimit në Dhomën e Lordëve, ka diskutuar për raportet Izrael-Palestinë, si dhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë mbledhje, Cameron foli edhe për Kosovën.
Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron e përmendi vizitën që kishte pasur në Kosovë dhe takimet me KFOR-in.
“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar pak kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe i thashë se mendoj se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm. Ne kishim nevojë, siç e mbani mend, për të hequr kufizimet nga disa prej trupave të ndryshme nga kombe të ndryshme që ata kanë atje”, tha ai, transmeton videon e mbledhjes The Indepedent.
Deklaratën e Cameron, mund ta gjeni rreth minutës së 31-të.
https://www.youtube.com/live/A6fNmfu_2Ec?si=yCKcI6vCeMgU6Cqa