Kryebashkiakët e Athinës dhe Romës diskutojnë sfidat e bashkëpunimin reciprok
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Bashkisë së Athinës Haris Doukas u takua me kryetarin e Bashkisë së Romës Roberto Gualtieri, në Palazzo Senatorio, me të cilin diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen qytetet e tyre, duke theksuar nevojën për mjete të reja për të rritur qëndrueshmërinë e tyre.

Gjatë takimit u diskutua mbi masat për sigurinë energjetike të qytetarëve përmes krijimit të komuniteteve energjetike dhe mbjelljes së pemëve të reja. Në të njëjtën kohë, ata diskutuan projektet e mëdha të infrastrukturës në dy kryeqytetet, si ndërtimi i stadiumit të ri klubit të futbollit Roma dhe projekti i rigjenerimit të dyfishtë që përfshin stadiumin e ri të klubit të futbollit Panathinaikos në lagjen Votanikos në Athinë.

Ata ranë dakord të përfundojnë një memorandum bashkëpunimi midis Athinës dhe Romës duke u fokusuar në ndryshimin e klimës, kulturën dhe turizmin e qëndrueshëm. Doukas ftoi Gualtierin të vizitojë kryeqytetin grek për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit dhe kryebashkiaku i Romës e pranoi ftesën. /ANA-MPA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024