KRU "Prishtina" do të bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale në zonat që furnizohen nga Badoci
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK, KRU "Prishtina" të shtunën do të bëjë shpëlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Zonat që do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

Autobotet janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

​Ka rënie të vlerave të manganit, por uji ende nuk preferohet për pije - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024