Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik nuk ka strategji që të sigurojë vazhdimësinë e sistemit të e-prokurimit, e po ashtu nuk është mjaftueshëm efikase ndaj menaxhimit të problemeve në sistem, ndërsa vazhdon të përballet me mungesë stafi. Kështu, është bërë e ditur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi”, në të cilin ka raportuar kryetari i KRPP-së Osman Vishaj.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se e-prokurimi duhet të ketë ndërlidhje edhe me sistemet tjera të qeverisë.
Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave, Vishaj ka thënë se përballen me mungesë stafi.
Ndërkaq, deputeti Beqa ka pyetur nëse ky institucion ka ndonjë rol të ndikojë tek kontratat njëburimore.
Në anën tjetër, kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami ka pyetur nëse ka raste kur një autoritet kontraktues nuk e njofton fare KRPP-në dhe fillon procedurën e negociuar.
Për dallim nga vitet e kaluara, Vishaj ka thënë se çdo procedurë e negociuar publikohet në faqen e e-prokurimit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...