Kroos i ashpër me talentin spanjoll që iu bashkua Al-Aahlit në Arabi
Lexohet për: 2 min.
Kroos
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos ka kritikuar ashpër Gabri Veigan, i cili do t'i bashkohet skuadrës saudite të Al Ahli, pavarësisht se kishte ofertë nga Napoli .

Kampionët e Serie A menduan se do të nënshkruanin me reprezentuesin U21 të Spanjës pasi arritën një marrëveshje me Celta Vigon javën e kaluar.

Megjithatë, “Partenopei” nuk shtrënguan duart me shoqëruesit e lojtarit, duke i dhënë kohë Al Ahlit për të kapërcyer ofertën e tyre për të nënshkruar me mesfushorin 21-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano mbrëmjen e së mërkurës dhe ylli i Real Madridit, Kroos ka reaguar duke komentuar në postimin eekspertit italian të transferimeve.

Reprezentuesi gjerman shkroi ' e turpshme', por më pas e fshiu komentin e tij. Megjithatë, ishte tepër vonë, duke qenë se shumë përdorues e kishin parë tashmë.

Rafa Benitez konfirmoi se Veiga ishte afër bashkimit me Napolin javën e kaluar, por Partenopei duhet të kërkojë një tjetër përforcim në mesfushor me tetë ditë të mbetura deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Të rinjtë e Rudi Garcia-s e nisën sezonin e ri me një fitore 3-1 ndaj skuadrës së sapo promovuar Frosinone javën e kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025