Kroçera "Seabourn Quest" me 444 turistë të huaj vizitoi Sarandën
Lexohet për: 1 min.
korcera1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me nisjen e sezonit turistik, Saranda vazhdon të tërheqë numër të lartë të turistëve të huaj.

Porti i Sarandës bëri të ditur se këtë fundjavë portin e vizitoi kroçera ”Seabourn Quest” me 444 turistë të huaj”.

“Turistë të kombësive të ndryshme si, amerikane, britanike, gjermane dhe kanadezë zbritën për të vizituar qytetin e Sarandës, Himarës dhe Gjirokastrës si dhe sitet e ndryshme arkeologjike e turistike të këtyre qyteteve”, informoi porti i Sarandës për Atsh.

Ndërkohë, gjatë muajit maj Saranda u vizitua edhe nga kroçera “Silver Moon” , e cila kishte 546 pasagjerë në bord nga të cilët 229 shtetas amerikanë, 174 anglezë, 65 australianë dhe të tjerët nga vende të ndryshme, krocera “Monet” etj.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024