Çmimet e konsumit në Kroaci u rritën me 13.2 për qind me bazë vjetore në tetor, kështu që inflacioni arriti një nivel të ri më të lartë që kur Enti i Statistikave Kroate (DZS) mbajti të dhënat.
Norma më e lartë e inflacionit nga viti në vit në Kroaci deri më tani ishte ajo e shënuar në shtator prej 12.8 për qind.
Sipas të dhënave të DSZ-së, nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, inflacioni është rritur me 9.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe vjetore e çmimeve të konsumit në muajin tetor është shënuar në grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 19.7 për qind.
Në bazë vjetore çmimet e rekreacionit dhe kulturës u rritën me 8.4 për qind, veshjet dhe këpucët me 6.6 për qind, pijet alkoolike dhe duhani me 4.4 për qind, shëndetësia me 3.5 për qind dhe arsimi me 2.3 për qind.