Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e ka proceduar në seancë për lexim të parë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Deputetët opozitar projektligjin në fjalë e konsideruan si projektligj të keq e të vonuar, ndërsa ata të pushtetit vlerësuan se ky projektligj i hap rrugë sigurimeve shëndetësore për qytetarët.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni nga radhët e opozitës, karshi kritikave, projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor e konsideruan se është përgatitur për tu përdorur për fushatë zgjedhore.
Duke kërkuar mbështetjen edhe të partive opozitare, Avdyli tha se reforma në shëndetësi po merr kahje të një dinamizimi më të madh.
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të vonuar projektligjin e për sigurime të detyrueshme shëndetësore.Projektligji për sigurimet e detyrueshme të kujdesit shëndetësor nuk mori mbështetje as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj konsideroi se projektligji i propozuar nga Qeveria e Kosovës është më i keq se ai i kaluari dhe se premisat janë të dështoi.
Kosova që nga viti 2014 ka projektligjin për sigurime shëndetësore, por deri tani ai nuk ka gjetur zbatueshmëri.