Kriptovalutat, kërkohet paraburgim për personin që mashtroi qytetarët në shumën 500.000 euro
Lexohet për: 1 min.
Photo
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale mashtrimi, i cili gjendet në ndalim nga data 31 tetor 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji gusht 2020 e në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe përmes premtimit të rremë se paratë e investuara në kriptovaluta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë para nga të dëmtuarit në shumë të përgjithshme rreth gjysmë milion euro.

Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht.

Prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në tërësi rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024