Me lansimin e fazës se dytë të projektit “Më shumë zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Kosovë - Faza 2”, po promovohet rëndësia që kanë politikat familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në sektorin privat, pasi zbatimi i tyre është edhe kontribut i drejtpërdrejtë për krijimin e një tregu pune miqësorë për gratë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në lansimin e projektit “Më shumë zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Kosovë - Faza 2” nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Ndërsa, kryesuesja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm Fatmire, Mulhaxha Kollçaku ka shtuar se ligji i ri i punës do të përfshijë barazinë, pushimin prindërorë dhe natë të kujdestarisë.
Po ashtu, shefja e Zyrës së UNFPA-së, Visare Mujku-Nimani është shprehur se ky projekt kontribuon në mirëqenie, respektimin e të drejtave për barazi gjinore dhe prosperitetin ekonomikë.