Krerët shtetërorë urojnë 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Krerët shtetërorë në Kosovë kanë kujtuar të hënën sakrificën shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit, në 17-vjetorin e pavarësisë.
Osmani tha se “nuk ka asgjë që mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane”.
“
Një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që sot ne së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike, duke filluar nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në e deri te secili qytetar i republikës sonë që sakrifikoi me mund e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që do të mund ta ndalë republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme, urime”, tha Osmani.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ekonomia e Kosovës “është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve por në të njëjtën kohë jemi shembull për siguri”.
“
Dimër i ftohtë por zemrat e ngrohta teksa urojmë njëri tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Kosovës si shtet sovran demokratik, me integritet territorial, me progres social, me avancim demokratik dhe me rritje shembullore ekonomike. Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve, por në të njëjtën kohë edhe jemi shembull për siguri, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziasmin popullor dhe sukseset e republikës sonë, që janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve”, tha Kurti.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim
https://kosovapress.com/ngritja-solemne-e-flamurit-te-kosoves
https://kosovapress.com/dita-e-kosoves