Shtatëmbëdhjetë shkurti i vitit 2008 shënoi fundin e rrugëtimit të gjatë e të vështirë të Kosovës për shtetësi, si dhe fillimin e proceseve të tjera të rëndësishme për shtetin më të ri në botë.
Rrugëtimi i Kosovës për mëvetësi kishte nisur prej dekadash.
Kështu, shqiptarët filluan krijimin e sistemeve paralele në disa fusha. Pati edhe protesta.
Më pas, populli u organizua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila kishte për qëllim çlirimin e vendit.Mbi 1.600 persona edhe sot janë të pagjetur.
Lufta përfundoi në qershor të vitit 1999, pasi NATO nisi të bombardoi në mars të atij viti caqet ushtarake policore serbe.
Gjithashtu u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. Paraprakisht u arrit Marrëveshja Teknike e Kumanovës e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe, si dhe hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Dy vjet më vonë, më 2007, i dërguari i posaçëm ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari e dorëzoi në Prishtinë, dhe në Beograd, propozimin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.
Ky hap çoi në krijimin e shtetit më të ri në botë.
Ora 15:39 minuta hyri në historinë e Kosovës, si momenti kulminant i përpjekjeve të mëdha për mëvetësi.
Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, dhe e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Deputetët serbë nuk ishin pjesë e seancës historike.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në deklaratën e nënshkruar nga deputetët pjesëmarrës.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Shqipëria, Franca e Turqia, ishin ndër vendet e para që njohën shtetin e Kosovës.Duke folur në emër të gjashtë vendeve – Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara – ambasadori belg shprehu keqardhjen “se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar”.
Më 18 shkurt 2008, Presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.
Serbia, e cila vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës, nuk qe pajtuar me veprimin historik të shpalljes së pavarësisë dhe i ishte drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kosova sot ka në dorë fatin e saj. Ka ushtrinë dhe policinë.
Vendi njihet nga 117 shtete të botës. Por, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.
Tensionet në pjesën veriore të Kosovës kanë vazhduar edhe në vitet e fundit ku Serbia, përmes grupeve kriminale, ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe infrastrukturën kritike të shtetit.
Por, Kosova është “e detyruar” të dialogojë me fqinjin verior në mënyrë që të arrijë konsolidimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, edhe në Komitetin Olimpik, Federatën Botërore të Futbollit si dhe Federatën Evropiane të Futbollit.
Por, shteti ende nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuarta, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.Nga janari i vitit 2024, qytetarët lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian pas një vendimi për heqje të regjimit të vizave./KosovaPress