Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka fituar edhe përballje e dytë në Lojërat OIimpike “Paris 2024”. Tashmë, ajo ka shkuar në gjysmëfinale, duke mposhtur izraeliten, Gefen Primo.
E për dy fitoret e saja ka filluar festa nga ekipi i Kosovës që në Francë, bashkë me presidenten Vjosa Osmani.
Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar kur kampionia olimpike, Distria Krasniqi ia ka arritur ta mposhtë kundërshtaren e saj të parë, Maryam Maharani nga Indonezia pas vetëm disa sekondash.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.
https://kosovapress.com/distria-krasniqi-ne-gjysme-finale-ne-lojerat-olimpike