Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi arrin me sukses në gjysmë finale pasi që mposhti izraeliten, Gefen Primonë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Distria Krasniqi pranë medaljes, ku i mjafton një fitore.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në gjysmëfinale do të përballet me Odette Giufridan, në luftën që i siguron medalje në kategorinë -52 kg.Krasniqi i duhet që të paktën të fitojë njërën nga dy luftërat e ardhshme për ta siguruar medaljen.Blloku i gjysmëfinaleve dhe finaleve zhvillohet prej orës 16:00.

Kampionia olimpike ia ka arritur ta mposhtë gjatë ditës edhe kundërshtaren e saj të parë, Maryam Maharani nga Indonezia pas vetëm disa sekondash.

Ndryshe, në olimpiadën e kaluar, Distria Krasniqi bashkë me Nora Gjakovën, i sollën Kosovës medaljet e arta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024