Kremlini nuk tregon nëse lideri iranian Mojtaba Khamenei po shërohet në Moskë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kremlini nuk tregon nëse lideri iranian Mojtaba Khamenei po shërohet në Moskë
Mojtaba
16/03/2026 - 17:29
Linku u kopjua

Kremlini ka refuzuar të tregojë nëse lideri i ri iranian, Mojtaba Khamenei, ndodhet në Rusi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi, të hënën, të komentojë raportimet e mediave se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në Moskë, ku ka mbërritur për trajtim mjekësor.

“Nuk i komentojmë në asnjë mënyrë raportime të tilla,” tha Peskov gjatë një konference për media në kryeqytetin rus, transmeton AA, përcjellë KosovaPress.

Amerika dhe Izraeli kanë deklaruar se synojnë të vazhdojnë goditjet ndaj udhëheqjes iraniane, përfshirë edhe Mojtaba Khamenein, i cili është zgjedhur si lideri i ri suprem i vendit, javën e kaluar, pas vrasjes së babait të tij, më 28 shkurt, ditën kur nisën sulmet ndaj Iranit nga forcat e armatosura të Uashingtonit dhe Jerusalemit..

Më herët, gazeta kuvajtiane “Al-Jarida” raportoi se Mojtaba Khamenei ishte plagosur në një tjetër sulm amerikano-izraelit dhe ishte dërguar në Moskë për trajtim mjekësor.

Ministria e Jashtme e Iranit kishte konfirmoi se lideri i ri ishte plagosur gjatë sulmeve, por theksoi se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, ministria refuzoi të bëjë publike vendndodhjen e tij.

Khamenei i ri nuk është shfaqur në ndonjë paraqitje publike, pas lajmit se ai është zgjedhur pasardhës i të atit, në Iran.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026