Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për angazhimin e institucioneve të vendit dhe aksionin e policisë pas sulmit terrorist në Zubin Potok, ku në kanalin e ujit Ibër-Lepenc ndodhi një shpërthim i fuqishëm, duke rrezikuar infrastrukturën vitale për qytetarët e vendit.
Pas hetimeve intensive, sot në dhjetë lokacione në veri janë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale e terroriste. Ministri Sveçla theksoi se aksioni ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve dhe municionit, eksplozivit, pajisjeve të ndryshme përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarake të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale.
Ministri i MPB-së, Sveçla tha se institucionet e Kosovës do të parandalojnë aktet e tilla terroriste në të ardhmen dhe të zbardhet ky rast dhe përgjegjësitë të marrin dënimin e merituar.
“Kjo dëshmon që qeveria e Kosovës me institucionet e saj nuk do të ndalet derisa të gjithë këta kriminelë e terroristë të arrestohen e të përballen me drejtësinë...Policia e Kosovës do të vazhdojë me masat shtesë në shkallë vendi e po ashtu edhe në veri të vendit, me qëllim të parandalimit të sulmeve të tilla terroriste, ruajtjes së sigurisë publike dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim”, potencoi Sveçla.Drejtori i PK-së ka thënë po ashtu se shumica e personave tek të cilët sot është kryer kontrolli në pronën e tyre, janë persona të dyshimtë të lidhur me mbrojtjen civile dhe që nga Qeveria e Republikës në vitin që vitin që shkoi është shpallur organizatë terroriste.
“Mund të ketë implikime dhe lidhje po ashtu edhe me terroristin Radoiçiq”, theksoi Hoxha.
“Një pjesë e tyre janë edhe pjesë e strukturave tashmë të njohura si mbrojtja civile apo Brigada e Veriut. Ata janë të mbështetur, të financuar, të trajnuar dhe të shtyrë nga Serbia me qëllim të destabilizimit të Republikës së Kosovës…Sipas disa vlerësimeve një pjesë e arsenalit të cilët në vazhdimësi zbulohen janë pjesë e arsenalit të sjelljes më herët. Patjetër që ka edhe sjellje të reja... Në ndajmë pjesën më të madhe të kufirit të shtetit tonë me Republikën e Serbisë, një pjesë e këtij kufiri është vështirë e kontrollueshme. Sa më shumë armë, sa më shumë pajisje, jashtëzakonisht uniforma të sillen që në një moment të caktuar të ketë një rezistencë të organizuar ashtu siç kishim në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Shumica absolute e prodhimeve janë serbe”, tha ai.
https://kosovapress.com/finlanda-denon-sulmin-ne-zubin-potok