Krasniqi priti në takim profesorin Joseph, diskutuan për situatën në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
347411291_778726060292793_5075412341767135137_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi informoi se sot takoi njohësin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph.

Krasniqi bëri të ditur se me profesorin Josep diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe nevojën për veprime dhe siç u shpreh ai, vendime të matura e të përgjegjshme për vendin.

“Profesorin Edward e falënderova për përkushtimin e tij në mbrojtje të së vërtetës tonë, si popull e shtet, në arenën ndërkombëtare.”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur janë detyruar të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Para ndërtesave komunale janë duke qëndruar protestues serbë, të cilët po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarë, të cilët po raportojnë nga pjesa veriore e vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa prej sulmuesve, në mesin e tyre edhe organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it, Millan Millenkoviq-Llune.

Ndërsa, forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë, të cilët janë duke u mbajtur në Serbi./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/escobar-paralajmeron-pasoja-per-ata-qe-refuzojne-partneritetin-kerkon-lirimin-e-policeve/
https://kosovapress.com/admin/osmani-kerkon-reagim-te-unifikuar-nga-nderkombetaret-per-lirimin-e-policieve-te-rrembyer/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkfor-e-paqarte-se-ku-ndodheshin-policet-ne-momentin-e-arrestimit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024