Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se po vazhdojnë koordinimet me partnerët ndërkombëtarë për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye që ura të mbetet e mbyllur, për çka shtoi se edhe në raportet e BE-së deri në vitin 2023 është thënë se duhet të hapet për qarkullim.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se është absurde vazhdimi i mbajtjes mbyllur të Urës së Ibrit.

Ministri Krasniqi nuk ka dhënë datë se kur do të veprohet për hapjen e urës.

Sa i përket deklarimit të djeshëm të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier se ushtarët amerikanë janë të rrezikuar në rast të hapjes së urës, Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e merr seriozisht mirëqenien e tyre.

“Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it, të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët, përfshirë KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë e të mos ketë asnjë incident e lëre më, më shumë. Unë vetëm dua të përsëris atë që tha kryeministri Kurti sot në takimin e qeverisë se ne besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit janë mbi të gjitha edhe do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë”, shtoi Krasniqi.

Lajmi i plotë në sistemin me parpagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024