Komuna e Shtimes ka pranuar një automjet të zjarrfikësve si donacion nga shteti i Gjermanisë, përkatësisht nga Qarkut Unna në Nordrhein Westfalen.
Kryetari i kësaj komune ka thënë se ky donacion është dëshmi e fortë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm që kanë ndërtuar me partnerët gjermanë, sidomos nga vizita e tyre e fundit në këtë rajon me takime të nivelit të lartë udhëheqës.
Ai më tej ka thënë se falë këtij partneriteti, me ndihmën dhe përkushtimin e Qytetarit të Nderit të Shtimes, Hartmut Ganzke, MdL më parë patën pranuar edhe një automjet për mbledhjen e mbeturinave, i cili rritë ndieshëm kapacitetin tonë për higjienë publike si dhe për menaxhim të mbeturinave.
“Presim me padurim vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm me aleatët tanë nga Gjermania dhe kemi plane për projekte të tjera në fusha të ndryshme si sport, arsim, art dhe kulturë. Bashkëpunimi ynë me partnerët e Qarkut Unna është shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët dhe për të mirën e banorëve tanë”, shkruan ai.