Krasniqi: Nga 22 dhjetori ka filluar rrjedhja e afatit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri
Lexohet për: 2 min.
krasniqi-100124
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se që nga data 22 dhjetor, ka filluar rrjedhja e afatit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve, në tri prej Komunave në veri të vendit.

“Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit të cilët janë autorizuar për të mbledhur  nënshkrimet. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të komunës të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë të cilët kanë iniciuar këtë Proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit", tha ai.

I pyetur nga gazetarët për takimin e zhvilluar dje nga kjo Minstri me diplomatë të QUINT-it dhe ata të BE-së, Krasniqi tha se i kanë njoftuar për procesin dhe zhvillimet që janë duke ndodhur.

I njëjti ka ritheksuar se masat e vendosura nga BE vazhdojnë të jenë të padrejta.

Ndërkaq, i pyetur sa i përket akuzave të opozitës se vendimi i Serbisë për njohën e targave në Kosovë vjen pas një gatishmërie të Qeverisë për themelimin e Asociacionit, Krasniqi ka thënë se kritikat e opozitës janë të pa baza.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024