Krasniqi në Viti: I papranueshëm diskriminimi që Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve
Lexohet për: 6 min.
Viti 11
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Vitisë, ku ka vizituar prodhuesit dhe ndërmarrësit e kësaj komune.

Krasniqi, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Viti, kanë diskutuar me ndërmarrësit dhe sportistët për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen, kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete, marrë parasysh diskriminimin që po ua bën Qeveria Kurti qytetarëve të kësaj komune përmes ndarjeve buxhetore.

“Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive. Është e papranueshme, është vërtetë një diskriminim i paparë ndonjëherë dhe i cili nuk e ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit dhe të komunës”, theksoi ai.

Krasniqi vlerësoi iniciativat private të ndërmarrësve të Komunës së Vitisë, të cilët si shumë ndërmarrës anë e mbanë Kosovës, të cilët po arrijnë të krijojnë vende të punës dhe po mundësojnë zhvillim ekonomik lokal, përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria Kurti.

“Fatkeqësisht ne kemi një ekonomi në rënie, rritje ekonomike prej rreth 3.5 për qind me eksport të ulët, me investime më të ulëta se në të kaluarën dhe pa perspektivë zhvillimore, andaj për këto takime ka qenë shumë e rëndësishme që të marrim inputet e ndërmarrësve, të marrim inputet e bizneseve lokale për të ofruar në të ardhmen vërtetë, jo vetëm programet dhe projektet tona konkrete, por për t’i bërë pjesë të një modeli të ri qeverisës, të cilin si parti po e implementojmë në nivelin lokal, e të cilin do ta zbatojmë edhe në nivelin qendror”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se rekomandimet e marra nga prodhuesit edhe sportistët dhe do t’i kenë parasysh në hartimin e programeve konkrete për ta.

“Në këto takime që patën në vizitën e disa prodhuesve, duke pasur parasysh që prodhimi është gjëja kryesore, që kontribuon për vendin, që ndihmon zhvillimin ekonomik, që ndihmon edhe në perspektivën e të rinjve. Sot, po vizitojmë edhe Klubin e Basketbollit në Viti që t’u japim vullnet njerëzve tanë, të rinjve tanë që të merren edhe me sport, që të jenë vlera”, theksoi Azizi.

Gjatë vizitës së tij në Komunën e Vitisë, Krasniqi vizitoi kompaninë “EuroFisi”, e cila merret me prodhimin e stiroporit, rrjetave dhe materialeve termoizoluese.

Nga afër pa edhe punën e kompanisë së zonjës Valbona Ajeti, “Grasep”, e cila merret me konsvermimin e perimeve.

Në fund, Krasniqi vizitoi klubin e basketbollit “Vitia”, ku zhvillojnë ushtrimet rreth 100 anëtarë të të gjitha kategorive të reja.

Në fund, Krasniqi vizitoi klubin e basketbollit “Vitia”, ku zhvillojnë ushtrimet rreth 100 anëtarë të të gjitha kategorive të reja

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025