Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është ezauruar
Lexohet për: 2 min.
Memli-PDK-290524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi deklaroi se mundësia e dërgimit të vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është ezauruar. Kreu i PDK-së, Krasniqi në një konferencë për media theksi se thirrja e PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike parlamentare për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme.

“Sot më 29 maj ashtu siç e kam cekur si afat në letrën dërguar tre liderëve politik të partive parlamentare shqiptare, duke ndjek keqardhja për shtetin dhe qytetarët iu njoftoi se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës tashmë është ezauruar. Thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim në mes partive më të mëdha politike në vend që të shpërndajmë Kuvendin, nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Unë mund të hamendësoj për arsyet e gatishmërisë deklarative të partisë në pushtet për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, por vërtet jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për ta bërë një gjë të tillë, sepse mos shkuarje në zgjedhje po ia zgjatë mandatin pushtetit aktual”, theksoi ai.  

Krasniqi ka përmendur tri opsione për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se opsionin për dorëheqje të Kurtit nuk varet nga opozita. Ai shtoi se sa më parë që përfundon ky mandat i qeverisë aktuale, dhe të shkojë në zgjedhje vendi, është më mirë për qytetarët.

Tema e koalicionit sipas kreut të PDK-së nuk është as në horizont pasi që sipas tij janë në garë për t’i fituar zgjedhjet.

Ai më tej ka thënë se PDK e ka konsideruar se zgjidhja më e mirë, janë zgjedhjet e parakohshme, në këtë mënyrë do të ishin vetë qytetarët ata që do të vendosnin me votën e tyre të lirë se çfarë kahe duhet të marrë vendi ynë. Sipas tij, më tepër se dëshirë partiake, zgjedhjet e parakohshme ishin një nevojë qytetare dhe ky propozim i PDK-së nuk është i ri.

Krasniqi po ashtu ka përmendur se Kosovës i duhet qeveri e re kredibile, e përgjegjshme me kryeministër Bedri Hamza.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025