Krasniqi: Mburrja e Kurtit për rritje ekonomike është tallje me popullin
Lexohet për: 1 min.
1.Rrezarta-Krasniqi-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili ka folur sot për rritjen ekonomike, duke i thënë se kjo është hipokrizi dhe tallje me popullin.

Krasniqi ka shkruar në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike.

“Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025