Krasniqi-Kurtit: Gjej zgjidhje me sindikatat, mos u barrikado
Lexohet për: 2 min.
306657082_610718970770531_1315684529217635264_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të gjej zgjidhje me sindikatat për grevat dhe jo të jetë bllokues.

Lideri opozitar, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kreu qeveritar nuk duhet të sillet si Don Kishoti duke krijuar armiq imagjinarë.

“Po ju kërkojë dhe po ju them se duhet të zgjidhësh nyjën që ke bërë edhe vet. Kështu ecet përpara duke bërë zgjidhje dhe jo duke bërë bllokada. Unë e kuptoj se kërkesat që janë në grevë janë jashtë planifikimeve që ti ke bërë. Por, po ashtu ti e din shumë mirë se gjërat dhe situatat e tilla ndodhin, na kanë ndodhur edhe neve kur kemi qenë në qeverisje, kjo është normale. Veçmas kur kategoritë e caktuara shoqërore nuk e përballojnë koston e jetesës me pagat që i marrin. Sindikatat historikisht kanë qenë aleat me ty se me neve kur kemi qenë bashkë... Në vend që në fokus ta vendosje problemin ti e ke vendosur Rrahman Jasharin duke u treguar i fuqishëm para tij... Gjej zgjidhje ne do të mbështesim, por e ndjej mos u sill si Don Kishoti duke luftuar me mullinjtë e erës duke krijuar armiq imagjinarë të cilët realisht nuk i ke”, ka thënë ai./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025