Krasniqi ka treguar datën e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve
Lexohet për: 1 min.
memli-foto
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se data më e përshtatshme për zgjedhjet e rregullta parlamentare është 26 janari i vitit 2025.

Lideri opozitarë pas takimit me presidenten Osmani, tha se datat e muajit shkurt për zgjedhje nuk janë të duhura, siç tha për faktin se inteferojnë me festën e pavarësisë.

Megjithëse u shpreh i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, Krasniqi, tha s’po sheh një gatishmëri të tillë nga partitë politike parlamentare.

Duke folur për vijat e kuqe me partitë politike, Krasniqi tha se s’kanë të tilla, mirëpo theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri tjetër nga kjo aktualja dhe të udhëhequr nga PDK-ja.

Krasniqi duke komentuar mospjesëmarrjen e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti në takimin e sotëm më presidenten, Osmani tha se ky veprim i kryeministrit është ofendim ndaj presidentes.

Vetëvendosje dhe Lista serbe nuk kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.

https://kosovapress.com/kurti-nuk-i-shkon-ne-takim-presidentes-osmani-mund-ta-pyesni-ate-supozoj-se-eshte-ne-zyre

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024