Krasniqi: Forcat politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit
Lexohet për: 1 min.
mustafi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Krasniqi e Mustafa kanë diskutuar për zhvillimet politike, me theks të veçantë pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike, me theks të veçantë pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Bashkë u dakorduam që angazhimi i forcave politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit për çështjet e rëndësishme për popullin shqiptar atje, e në asnjë mënyrë për të krijuar favorizime apo ndasi ndërmjet shqiptarëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025