Krasniqi e pyet Lajçakun: Pse BE-ja ndryshoi qëndrim për Urën e Ibrit?
Lexohet për: 2 min.
Konferenca Elbert Krasniqi - Artane Rizvanolli (16 of 16)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se  “BE-ja nuk ka ndryshuar qëndrim rreth hapjes së Urës së Ibrit”.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social “X”, Krasniqi ka shkruar se është e qartë që ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje.

“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme' te 'duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në platformën “X”.

https://kosovapress.com/lajcak-pretendimet-se-be-ja-eshte-kunder-hapjes-se-ures-se-ibrit-jane-corientuese

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024