Radoniqi: Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua
Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve në vend, ka thënë kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Ai tha se procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe pa probleme.
“Procesi i votimit është duke u vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Duke u mbështetur në të dhënat nga 2343 vendvotime nga gjithsejtë 2533 deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind apo 169 mijë e 32 votues nga 1 milion e 970 mijë e 944. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2021 kishin votuar 8.30 për qind apo 145 mijë e 650 votues”, deklaroi Radoniqi.
Ai u pyet sa i përket vonesave në hapjen e qendrave të votimit, për çka tha se problemet janë paraqitur në qendrat e votimit me kusht.
Krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021, këtë herë ka 23 mijë e 382 votues më shumë deri në të njëjtën orë (11:00).
Deri në orën 11 në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuar 9.64 për qind apo 174 mijë e 669 votues.