KQZ thotë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kqz
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në të gjitha qendrat e vendvotimit në Kosova procesi ka filluar me kohë.

Zëdhënësi në këtë institucion, Valmir Elezi ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor në të gjitha qendrat e vendvotimeve.

Ndërsa ka bërë thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhorë ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për në të gjitha qendrat e votimit. Duke u mbështetur në informacione që kemi pranuar deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, në 903 në gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime ka filluar procesi i votimit në zgjedhjet për kuvendin e Republikës së Kosovës. Përveç votimit të rregullt në këto qendra votimi siç e dini KQZ, ka caktuar edhe 38 qendra të votimit me kusht, nga një për çdo komunë me gjithsej 56 vendvotime. KQZ,  u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke votuar në zgjedhjet për kuvendin e ardhshëm të Kosovës”, tha Elezi.

Numri i qendrave të votimit është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1,970,944.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025