KQZ pritet të miratojë listën me qendrat e votimit për zgjedhjet në veri
Lexohet për: 2 min.
elezi-110423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës pritet të miratojë listën me qendra të votimit të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Sa i përket çështjes së qendrave të votimit në mbledhjen e radhës KQZ do të miratojë listën me qendra të votimit të cilat do të hapen në këto zgjedhje”, ka thënë Elezi.

Elezi ka folur pasi ka dështuar të mbahet mbledhja e KQZ-së e cila ishte paraparë për sot.

Sipas tij, KQZ ka shtyrë për në mbledhjen e radhës diskutimet dhe vendimmarrjen për qendrat e votimit që do të hapen në zgjedhjet e 23 prillit në katër komuna të veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se në mbledhjen e paraparë të zhvillohet sot, në rend dite ishte edhe njoftimi lidhur me vlerësimin e rrezikut për qendrat e votimit në këto komuna.

“Në momentet e fundit derisa po diskutohej në Këshillin për operacione zgjedhore ku po trajtoheshin shumë prej çështjeve të cilat priteshin të dilnin sot në rendin e ditës, anëtarët e KQZ-së konsideruan se do duhet më shumë informacione lidhur me pikat e rendit të ditës që kanë qenë të planifikuara për sot, për mbledhjen e KQZ-së. Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në ora 11:00 është shtyrë për ditën e nesërme, ndërkaq për orën do të ju njoftojmë nesër", ka thënë ai.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit do të mbahen më 23 prill.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025