KQZ pret verdiktin e ankesave para shpalljes finale të rezultateve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ pret verdiktin e ankesave para shpalljes finale të rezultateve
VAlmir Elezi 180626 -
22/06/2026 - 12:20
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret përfundimin e procesit së shqyrtimit të ankesave në organet kompetente para se të vazhdojë më shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 07 qershorit, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka deklaruar për KosovaPress se shpallja e rezultateve është e varur nga rezultati i procedurave ankimore, pra nga vendimet që mund të merren nga institucionet.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026