KQZ preferon 7 qershorin si datë për zgjedhje, vendimi i mbetet presidentes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ preferon 7 qershorin si datë për zgjedhje, vendimi i mbetet presidentes
radoniqi-foto
29/04/2026 - 15:24
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka takuar sot kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.  Pas takimit, Radoniqi u tha mediave që preferojnë 7 qershorin si datë për zgjedhje. Ai u pyet edhe nëse kanë diskutuar edhe çështje të tjera, të cilat ndërlidhen me procesin zgjedhor.

“Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Sa i përket datës, kemi kërkuar që sa më shumë kohë me pas, sepse na nevojiten përgatitje, nuk është proces i lehtë. Por i mbetet presidentes... Jo, jo me mua nuk e kanë diskutuar”, deklaroi ai.

Në këtë takim, ai tha se nuk është diskutuar çështja e hetimit të komisionerëve të cilët dyshohen për keqpërdorime gjatë numërimit të votave në procesin e kaluar zgjedhor.


“Jo, jo, kjo është çështje e jona”, tha ai.

Kryesuesi i KQZ-së tha se preferojnë 7 qershorin si datë që të caktohet për organizimin e zgjedhjeve.

“Gjykata Kushtetuese, dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes të vendos”, tha ai.

Ky takim vjen pas shpërndarjes së kuvendit, meqë deputetët dështuan që të zgjedhin presidentin brenda afatit kushtetues.

Kosova do të organizojë zgjedhje të reja nacionale, brenda 45 ditëve.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit ka afat 10 ditë për të caktuar datën e zgjedhjeve, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në. /Sh.Pajaziti


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026