KQZ nuk certifikoi rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviq
Lexohet për: 1 min.
shqipe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviq.

Ndërsa, lista me kandidatët për asamble të Zveçanit ka marrë votat e mjaftueshme dhe është certifikuar.

https://kosovapress.com/admin/kqz-ne-pzap-su-parashtrua-asnje-ankese-lidhur-me-rezultatin-e-zgjedhjeve-ne-veri/

Rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit janë certifikuar në mbledhjen e KQZ-së, ku kryetari Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nuk është parashtruar asnjë ankesë.

"Ne kemi kërkuar nga PZAP nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nga PZAP na kanë njoftuar se nuk ka parashtruar askush ankesë. Janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve", ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/kqz-shpall-rezultatet-per-zgjedhjet-ne-veri/

Në zgjedhjet e 23 prillit, në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq ka dalë fituese Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok, Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025