Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.
Pas kërkesave nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të këtyre komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgjigjur për ta, duke thënë se kërkesat po trajtohen dhe se brenda afatit 5 ditor KQZ do të përgjigjet.
Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha se Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të këtyre tre komunave kanë kërkuar nga KQZ që t’i ofrojnë informata zyrtare për anëtarët e grupit iniciues dhe t’i ofrojnë informata lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind.
Elezi theksoi se nga komuna e Zveçanit nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë. /A. Shala /