KQZ: Në PZAP s’u parashtrua asnjë ankesë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në veri
Lexohet për: 2 min.
343568034_768013231376375_650310150033759665_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor-KQZ, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar sot se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP nuk është parashtruar asnjë ankesë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

"Ne kemi kërkuar nga PZAP nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nga PZAP na kanë njoftuar se nuk ka parashtruar askush ankesë. Janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve", ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/kqz-shpall-rezultatet-per-zgjedhjet-ne-veri/

Në zgjedhjet e 23 prillit, në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqit ka dalë fituese Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan e Zubin Potok, Partia Demokratike e Kosovës.

Më tej, Radoniqi ka thënë se në zgjedhjet për kuvendet komunale, në Komunën e Leposaviqit, 15 ulëse i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje dhe dy ulëse i ka marrë Partia Demokratike e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/cramon-zgjedhjet-ne-veri-ishin-ne-perputhje-me-kornizen-ligjore-te-kosoves/

Për këtë, është kërkuar interpretim, me ç’rast, anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi ka thënë se nuk mund të votojë për certifikim për kandidatët që kanë zero votë. Po ashtu, ai ka kërkuar emrin e secilit kandidat.

"Nuk mund të ecim tutje për të certifikuar një kandidat që ka zero votë. Për mua është e patejkalueshme", ka deklaruar ai.

https://kosovapress.com/admin/be-zgjedhjet-ne-veri-sofrojne-zgjidhje-afatgjate-asociacionit-te-finalizohet-shpejt/


Në listën e mëposhtme janë kandidatët që po synojnë të bëhen asamblistë të LVV-së dhe i kanë zero vota.

No description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025