Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar të hënë në një mbledhje kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Në këtë letër, është kërkuar hapësira shtesë për qendra të votimeve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kundërshtuar këtë kërkesë.
“E para konsideroj që shkresa të tilla të cilat vijnë me kufizime kaq të shkurta kohore janë të paarsyshme për t’u trajtuar. E dyta jemi duke fol për një shkresë e cila vjen nga radhët e një kryetare të një partie politike, pra nuk vjen në cilësinë administrative institucionale, pra do duhej të vinte nga sekretari i MPJD-së…", tha ai.
Po ashtu kundër kësaj kërkesë ishte edhe anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e LDK, Sami Hamiti.Ndërsa, Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e MPJD-së nuk përbën presion.