Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me OSBE-në diskutuan për pjesëmarrjen gjinore në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve komunale dhe në vendvotime lokale. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për zgjedhje të përgjithshme është shtuar një rregullore e cila i referohet komisioneve komunale për të garantuar në zgjedhjet e ardhshme një përfaqësim, të drejtë dhe pjesëmarrje gjinore.
Radoniqi tha se përfaqësimi gjinor do të ndikonte edhe në avancim të një menaxhimi të zgjedhjeve. Ai tha se me Rregullorja e re e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme nuk ka fuqi detyruese, por KQZ-ja do të përpiqet për një përfaqësim gjinor.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, u shpreh se KQZ-ja duhet të lavdërohet për përpjekjet për barazinë gjinore. Ai tha se është sfidë situata e përfaqësimi gjinor, sipas tij Kosova ka një normë të madhe të pa punësimit dhe gratë ngadalë po i kërkojnë të drejtat e tyre.
Davenport shtoi se përfaqësimi gjinor i grave në zgjedhjet lokale të fundit ka pasur ngritje 19% por se është nën 30%. Ai tha se këto shifra duhet të përmirësohen për zgjedhjet e ardhshme.