KQZ-ja dënon dy parti politike me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit
Lexohet për: 1 min.
427927395_7203532349683826_8206491596807854783_n
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mbajti mbledhje në të cilën ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe dorëzimi i formularit të azhurnimit nga partitë politike të cilat e votuan këtë rënd të ditës.

Nëpërmjet këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton shumën për partitë politikë që nuk kanë dorëzuar formular të azhurnimit. Partia Kosovskih Srba u gjobitë me 250 euro, ndërkaq Partia Kosova Adalet Türk Partisi u dënua me 500 euro.

Këtë e propozoi Besnik Buzhala, Drejtor i zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin financiar për subjekte politike.

Sipas njoftimit nga KQZ, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025