Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit kanë aplikuar 142 mijë e 802 votues jashtë Kosovës, nga të cilat 131 mijë e 901 aplikime janë aprovuar, kurse janë refuzuar 10 mijë e 906.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala bëri të ditur në mbledhjen e së martës se shqyrtimi i të gjitha kërkesave ka përfunduar dje ndërsa afati ligjor për kundërshtim administrativ përfundon sot.
Ndërkohë, miratoi edhe adresat e ve të kutive postare për votimin me postë nga jashtë Kosovës.
Kutitë postare janë funksionale në 22 shtete, përfshirë në Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.“Departamenti përkatës i ka sjellur adresat të kutive postare që janë të njëjta për votim jashtë vendit. Vetëm në dy vende janë ndryshuar, ku do të bëhen publike për votuesit dhe si të tillë ne e rekomandojmë për votim. Një prej arsye të vizitave që e kemi pasur ditë më parë është të shikohet kapaciteti dhe mënyra se si mblidhen zarfet që arrijnë në këto kuti postare dhe janë marrë të gjitha informacionet e duhura dhe janë bërë planet operative të KQZ-së dhe zyrtarëve të MPJD-së që bashkë do të jenë të angazhuar në procesin e mbledhjes dhe dërgimit më pas të zarfeve që do të grumbullohen në këto adresa postare”, tha Buzhala.d